Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar policinë e Kosovës se nuk e kanë treguar saktë gjininë e fëmijës në raportin e tyre për aksidentin ku ministrja e qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari goditi me veturë një fëmijë.
Ajo ka bërë publik lajmin për raportin e policisë duke thënë se fëmijë nuk është mashkull por femër dhe e lindur në vitin 2012.
Po ashtu Dumoshi nuk është kursyer edhe në raport me ministren duke thënë se të gënjesh në raste të tilla është mëkat. Kjo për shkak të deklaratës së Hajdarit pas aksidentit ku tha se fëmija iu përplas në veturë.
Postimi i Dumoshit:
“Policia…
Viktima është vajzë e lindur në vitin 2012. Cili është shkaku që edhe gjinin nuk e tregoni drejt? I uroj shërim të shpejt. Rozeta Hajdari, gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”, shkruan Dumoshi.
Kujtojmë se policia në raportin e tyre kanë thënë se aksidenti ka ndodhur pasi shpejtësia e veturës nuk i është përshtatur kushteve në rrugë.