Vlora, qarku i parë “Covid free” në Shqipëri

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Vlora është qarku i parë “COVID free” në Shqipëri, pasi prej disa ditësh në këtë qark nuk ka asnjë të infektuar aktiv me koronavirus.

Ndërsa shifrat e të infektuarve të rinj vijojnë të jenë të ulëta, anëtari i Komitetit të Ekspertëve për COVID-19, Skënder Brataj, thotë se qarqe të tjera po shkojnë drejt zeros.

“Është e vërtetë që Vlora është me zero të infektuar, pothuaj shumica e qarqeve janë drejt shkuarjes zero. Aktualisht Shkodra ka 43, Fieri një, Dibra tre, Kukësi dy. Janë pothuajse gjashtë qarqe që janë gjashtë raste e poshtë dhe këto ditë besoj do të zerohen”.

Shkodra është prej disa javësh në krye të qarqeve për numrin e lartë të të infektuarve aktivë, duke lënë pas kryeqytetin.

“Çfarë po ndodh në Shkodër mendoj që është pasojë e grumbullimeve, në qoftë se ka zona të vogla të pa infektuar e kalojnë ato, Tirana ka qenë vatra e pandemisë dhe është një nga qytetet me imunitet më të lartë, kështu që detyrimisht numrat do të bien në qytetin e Tiranës”.

Në të gjithë vendin numërohen më pak se 130 të infektuar aktiv, nëntë prej të cilëve po marrin mjekim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë të izoluar në banesë.

Të ngjashme