Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë.
Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Vlorës mëngjesin e së Dielës.
Sipas policisë, i vogli S.B., banues në Lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të.
Autoritetet po vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.