Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas vetën

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Një krim i dyfishtë ka ndodhur brenda një familje në fshatin Mekat të Vlorës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Siç raporton Abcnews.al, nipi e ka vrarë xhaxhain dhe më pas vetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Të ngjashme