Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të dielë 25 vjeçarin R. Breshanaj, i akuzuar dhe gjykuar për veprën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Breshanaj ishte dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, por ka mundur të arratiset për ‘ti shpëtuar dënimit.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale !
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë kapur e ndaluar shtetasin :
R. Breshanaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.