Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se po punohet intensivisht për idenifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.