Partia më e madhe opozitare në Maqedoni VMRO-DPMNE, ka reaguar pas zhvillimit të referendumit për emrin me Greqinë.
Në deklaratën për shtyp të kësaj partie thuhej se pavarësisht presioneve, kërcënimeve, shantazheve nga ana e pushtetit, qytetarët i thanë ”Jo” marrëveshjes së dëmshme për ndryshimin e emrit. Qytetarët zgjodhën alternativën ”Jo” për marrëveshjen me Greqinë. 2/3 e qytetarëve të Maqedonisë u shprehën qartazi se për ta kjo marrëveshje është e papranueshme, shkruan abcnews.al.
Sipas opozitarëve në Maqedoni këmbëngulja e qeverisë së Zaev për zbatimin e marrëvrshjes e çon shtetin në udhëkryq. Marrëveshja me Greqinë u hodh poshtë nga ana e qytetarëve, ky vendim duhet të respektohet nga Zaev, përfundonte deklarata e VMRO-DPMNE-së.
Ata janë shprehur të lumtur, duke i cilësuar manipulime absurde deklaratat e kryeministrit Zaev për një referendum të suksesshëm thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE.