Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vandosur propozimin e shfuqizimit të akcizës shtesë të dizelit prej 3.5 denarë.
Ligji në fuqi ka mbetur i tillë që nga 1 janari, me miratimin e këtj viti nga qeveria.
Deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për rëndim të madh edhe për qytetarët edhe për ekonominë e vendit.
“Për këto arsye shohim se çmimi i dizelit në Maqedoni rritet çdo ditë. Pasi Zaev dhe Tevdovski u futën në qeveri, çmimi i dizelit u rrit nga 46 në 60 denarë, gjegjësisht ka pasur rritje prej 30 për qind”, deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.