Një vajzë 8-vjeçare nga Kosova, e quajtur Alisa Qirezi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Alisa i kërkon Vuçiçit që Serbia të njohë krimet që janë kryer në Kosovë. Vajza ka lindur një vit pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.
Ajo thotë në letër se fshehja e fajit është faj. Letrën e ka publikuar në rrjetet sociale ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Alisa Çirezi është 8 vjeç. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Ajo ka lindur krenare dhe për të qenë e barabartë me qytetarët e shtetit të saj. Alisa është e guximshme, e zgjuar dhe nuk ndihet po ashtu inferiore ndaj askujt. Dy javë më parë ajo i ka shkruar një deklaratë presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pasi ka dëgjuar një deklaratë të tij në televizion”, shkruan Çitaku.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thekson se mbulimi i krimit është një krim më i madh se vetë krimi.