Mërgim Vojvoda ka folur menjëherë pas fitores 2-1 të Kosovës ndaj Republikës Çeke.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë më rikthim ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.
Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20;) dhe Mërgim Vojvoda (66′).
Menjëherë pas ndeshjes ka folur shënuesi i golit të fitores, Vojvoda, i cili u pa shumë i lumtur edhe paralajmëroi Anglinë se çfarë i pret.
“Me këtë fitore i tregojmë të gjithë botës së nuk lëshojmë pe”, ka thënë fillimisht Vojvoda pas ndeshjes.
“Edhe pse jemi kombëtare e re, do të bëjmë sene të mëdha”.
“Në Angli do të shkojmë me gjithë pozitivitetin nga kjo ndeshje dhe t’ju tregojmë që duhet të jenë të gatshëm me na prit”, përfundoi mbrojtësi. /telegrafi