Një nga modelet e Volkswagenit që duhet të ndryshojë fabrikën tani është Passati.
Ky Sedan popullor i segmentit të mesëm është duke u prodhuar në fabrikën Emden në Saksoninë e Ulët, së bashku me Arteonin në version Coupe. Megjithatë, sipas AutoNews, Passati mund të ndërtohet në fabrikën Kvasinia në Republikën Çeke, në të ardhmen e afërt.
Skoda në këtë fabrikë tashmë prodhon Sedanin Superb dhe nëse transferimi i prodhimit të Passatit do të realizohej, kjo fabrikë do të kishte pothuajse plotësisht kapacitete të mbushura.
Voklkswagen Passat ka qenë modeli më i shitur në klasën e vet në Evropë në vitet e fundit. Në 9 muajt e parë të vitit 2018, 127,325 modele të tilla u shitën në tregun evropian, me një rënie prej rreth 5% krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2017. Nga ana tjetër, gjatë së njëjtës periudhë shitjet e Volkswagen Arteon, që trashëguan modelin CC, është nga 12,770 në 17,751 njësi.