Volkswagen shtyn vendimin për ta hapur fabrikën në Turqi, shkak ofensiva në Siri

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen ka shtyrë vendimin se nëse do ta hap fabrikën e saj në Turqi, kështu ka njoftuar një zëdhënës kompanisë.

Sipas tij, kjo shtyrje erdhi si pasojë e kritikës ndërkombëtare për operacionin ushtarak të vendit në Siri dhe shqetësimet për rënie potenciale të reputacionit.

“Ne po vëzhgojmë me kujdes situatën aktuale dhe shikojmë me shqetësim zhvillimet e tanishme”, ka njoftuar zëdhënësi i kompanisë, përcjell Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, Volkswagen krijoi një degë në krahinën perëndimore të Manisa të Turqisë, ndërsa kompania tha që ishte ende në fazat e fundit të bisedimeve dhe se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për fabrikën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se sulmi duhet të ndalet sepse rrezikon të krijojë një krizë humanitare.

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të kufizuar eksportet e armëve në Turqi, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione ndaj vendit.

Kujtojmë se Kosova në muajin prill i kishte bërë ftesë zyrtare kompanisë Volkswagen që ta hapë një fabrikë në vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme