Volvo do të kufizojë shpejtësinë e automjeteve “që askush të mos vritet”

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi suedez i makinave Volvo ka bërë të ditur se do të imponojë një shpejtësi maksimale prej 180 kmh (111 mph) në të gjitha automjetet e saj deri në vitin 2020, transmeton AA.

“Vizioni i vitit 2020 i kompanisë synon që askush të mos vritet ose të plagoset rëndë në një Volvo të re”, tha kompania Volvo.

Kompania theksoi shpejtësinë si faktor më të rëndësishëm për lëndimet e rënda dhe vdekjet në aksidentet rrugore.

“Si pasojë e hulumtimit tonë, ne e dimë se ku janë zonat problematike kur vjen puna për t’i dhënë fund lëndimeve të rënda dhe vdekjeve në makinat tona. Meqenëse kufizimi i shpejtësisë nuk është zgjidhje për gjithçka, ia vlen të provojmë nëse mund të shpëtojmë së paku një jetë”, tha Volvo.

Si pjesë e vizionit të vitit 2020, Volvo aktualisht po zhvillon një studim mbi një sistem të kontrollit me shpejtësi smart për kufizimet automatike të shpejtësisë rreth shkollave dhe spitalve.

“Administrata Kombëtare e Autostradave dhe Sigurisë së Trafikut tregon se 25 për qind e të gjitha viktimave të trafikut në SHBA në vitin 2017 u shkaktuan nga shpejtësia”, thuhet në njoftimin për media të kompanisë Volvo.

Të ngjashme