Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar eurodeputeten Viola von Cramon për vizitën në Gjykatën Speciale një ditë pas intervistimit të Presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë vizitë si ndërhyrje politike në drejtësi.
Ajo tha në seancën e Kuvendit se eurodeputetja që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian duhet të kërkojë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë ku janë vrarë 14 mijë civilë shqiptarë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra e janë kryer masakra të shumta.
Po ashtu Deliu Kodra tha se eurodeputetja duhet të angazhohet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës pasi atë punë e ka në mandat e jo ndërhyrjet në drejtësi.
Deklarata e plotë e deputetes Blerta Deliu Kodra:
“Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar Do te paraqes shqetesimin tim dhe te qytetareve te Kosoves lidhur me viziten e pazakonte te raportueses per Kosoven ne PE, znj Viola Von Cramon ne Dhomat e Specializuara ne Hage, nje dite pas intervistimit te presidentit thaci. Vizita por edhe deklarimi i zonjes Cramon per punen e Gjykates Speciale eshte nderhyrje ne kete gjykate dhe nje veprim si ky nuk do te duhej ti takoje asnje zyrtari evropian i cili eshte i ngarkuar me pergjegjesi politike. Veprime te tille bijne ndesh me frazen e njohur e te riperseritur nga BE qe drejtesia do te duhej te jete e pavarur nga politika. E dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë dhe deklarimet politike rreth proceseve të tyre dëmtojnë esencialisht besueshmërinë ndaj këtyre proceseve dhe fare lehte mund të perceptohen si ndërhyrje të qëllimshme politike për favore të caktuara politike, të cilat raportuesja Cramon i ka të shfaqura hapur dhe pa pardon. “
“Por, në anën tjetër, më habit fakti se si institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe ato të Bashkimit Evropian, e kaluan në heshtje këtë veprim të pajustifikueshëm dhe paprecedent të saj, duke qenë të vetëdijshëm për trysninë e ushtruar ndaj çdo veprimi shumë më minor të ndonjë politikani kosovar në raport me Gjyaktën në Hagë apo çfarëdo procesi gjyqësor. Fakti se von Cramon është një deputete evropiane nuk e zhvesh nga detyrimi për t’i qëndruar larg proceseve gjyqësore. Në realitet, si raportuese për Kosovën por edhe si grua, ajo do të duhej të bëhej e zhëshme për vënien e drejtësisë për 20 mijë gratë e vajzat e dhunuara nga forcat e rregullta të ushtrisë e policisë së Serbisë. Për vrasjen makabre të 1230 fëmijëve, përfshirë dhe foshnje të posalindura dhe qindra masakrave që shkaktuan vrasjen e mbi 14 shqiptarëve nga shteti i Serbisë. Ajo do të duhej që energjinë e saj ta përqendrojë në liberalizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët më të rinj të Evropës. Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë dhe respektojë këtë shqetësim tonin mbi tejkalimin e rolit nga ana e raportuesës së tij për Kosovën dhe t’i përgjigjet nevojës sonë për sigurim të raportimeve korrekt dhe pa konotacione partiake mbi zhvillimet në Kosovë. Por, edhe ne si përfaqësues të popullit të Kosovës nuk duhet të qëndrojmë indiferent dhe të kërkojmë që Kosova të prezantohet drejtësisht dhe denjësisht në institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo të shfrytëzohet si vegël për kalkulime e manipulime të caktuara politike, nga brenda apo jashtë”.