Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Camron i është gëzuar faktit se Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit.
Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh e lumtur për këtë dhe tha se ky është një shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“Një lajm me të vërtetë i mirë për Kosovën në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është ngjitur lart për 17 vende. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar ajo.