Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka deklaruar se një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme
“Unë vetëm mund ta përsëris me zë të lartë dhe të qartë: Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm”, ka thënë Von Cramon për DW. Intervistën e plotë e keni këtu.