Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët që është duke mbajtur me kryeministrin Edi Rama nuk la pa komentuar edhe situatën në veri të Kosovës.
Ajo tha se situata është shumë shqetësuese dhe se të dyja vendet duhet të ulin tensionet e të rikthehen në dialog.
“Keni punuar për çështjen e bashkëpunimit dhe keni pasur arritje. Rritja e tensioneve Kosovë-Serbi është shqetësuese dhe është thelbësore të ulet tensioni dhe të rikthehen në dialog. Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut dhe më pas në bazës e zhvillimit ekonomik. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. E përgëzoj Shqipërinë për përparimin që ka patur në Reformën në Drejtësi. Duhet t’i hedhim sytë drejtë së ardhmes, por nuk duhet të harrojmë se çfarë është bërë, për luftën kundër krimit të organizuar dhe e di që tani po punoni për luftën kundër pastrimit të parave”, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.