Von der Leyen reagon pas sulmin në Çeki: Jam e shokuar nga dhuna e pakuptimtë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas të shtënave në Republikën e Çekisë ku kanë mbetur të vdekur 15 persona.

Sulmi në Çeki ka ngjallur reagime të shumta në botë.
Të tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, ka deklaruar ajo në platformën “X”, të enjten

Të ngjashme