Lidhur me diasporën: 1. Do të duhej të ishte krijuar mundësia ligjore që bashkatdhetarët tanë të zgjedhnin përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Kosovës, me kuota. Pse? Sepse jashtë Kosovës jetojnë rreth 700.000 bashkatdhetarë tanët dhe ata duhet të gëzojnë të drejtën të kenë përfaqësuesit e vet. Nëse do t’i kishin, disa politika e disa ligje do të ishin më shumë në favor të tyre.
2. Partitë politike do të duhej të punonin më shumë me bashkatdhetarët, që nga informimi i tyre e deri te nxitja e kthimit dhe e investimeve. Përvoja e viteve 90 e LDK-së ka qenë model i shkëlqyeshëm. Pa atë model nuk do të ndodhte mobilizimi spektakular i bashkatdhetarëve për mbajtjen gjallë të jetës shoqërore në okupim e as angazhimi në luftë. Kam qenë protagonist i organizimit të tyre në fillimin e viteve 90 dhe e di se çfarë potencialesh ka.
3. Qytetarët e Kosovës duhet të kenë më shumë mirëkuptim për bashkatdhetarët, sepse kaq mirëqenie sa kemi, një pjesë të saj e kemi direkt prej tyre. 4. Bashkatdhetarët nuk janë radikalizuar fare. Ata janë dëshpëruar me të gjithë ne, me institucionet, me partitë, me mediet, me qytetarët. Vota e tyre është votë e dëshpërimit. Meqë është votë e dëshpërimit, rrjedhimisht ajo është votë e ndryshimit. Cka ka këtu për t’u çuditur?