Votat e PDK-së në Podujevë

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës ka arritur të marr 4.478 vota ose 11,54% të totalit të përgjithshëm.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet arritën të sigurojnë më shumë vota.

Sipas të dhënave të publikuara nga Indeksonline, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë marrë më së shumti vota në Podujevë.

Shabani ka arritur të marr 3448 vota, kurse Zejnullahu ka 3176 vota.

Ndërsa, Hoxhaj mori 3098 vota.


Të ngjashme