Votat nga përfaqësitë diplomatike, ja si renditen partitë pas numërimit të 27% të tyre

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Të enjten ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike ku kanë votuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 13 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 27.66% të totalit të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 83.82% të votave të numëruara nga përfaqësitë diplomatike.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.49% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.97%.

Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.60% të votave nga numërimi i deritanishëm i votave të diasporës.

Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të përfundojë numërimi i të gjitha vendvotimeve.

Të ngjashme