Votimi i diasporës përmes postës, KQZ publikon udhëzimet hap pas hapi

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzime për procedurat e votimit të diasporës përmes postës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas njoftimit, brenda zarfit që votuesit do të pranojnë nga KQZ-ja gjenden udhëzuesi për votim, fletëvotimet, zarfi i fshehtësisë, zarfi kthyes dhe shiriti mbyllës.

Pas plotësimit të fletëvotimeve, votuesit udhëzohen të palosin fletëvotimet dhe t’i vendosin në zarfin e fshehtësisë, më pas ta mbyllin atë. Zarfi i fshehtësisë vendoset më pas brenda zarfit kthyes.

Hapi tjetër është vendosja e dëftesës së regjistrimit, e cila pranohet përmes e-mailit, brenda zarfit kthyes. Më pas, zarfi mbyllet me kujdes dhe vendoset shiriti mbyllës.

Të ngjashme