Votimi ka filluar edhe në qendrën më të madhe të votimit në Istog, në shkollën “Haxhi Zeka”, njofton Klan Kosova.
Kjo qendër ka 10 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 8352 persona.
Menaxheri i kësaj qendre Brahim Bytyqi ka treguar për Klan Kosovën se qendra e votimit është hapur me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht.
Për shkak se ende janë orët e para të votimit, është parë një numër shumë i vogël i votuesve, kjo pritet të ndryshojë në orët në vijim dhe të ketë fluks më të madh votuesish.