Kryeministri suedez, Stefan Lovfen, ka humbur besimin e parlamentit, që do të thotë se ai do të duhet të braktisë postin e tij, por jo menjëherë,
Lovfen, do të jetë kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re që do të fitojë besimin e Riksdagenit.
Deputetët sot votuan me 204 ndaj 142 kundër Loven, ndërsa tre deputet abstenuan. Lovfen ishte Kryeministri i Suedisë që nga viti 2014.
Votimi i sotëm në Riksdagen ishte i detyrueshëm pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura në fillim të shtatorit.
Pas zgjedhjeve të 9 shtatorit, as blloku i majtë i udhëhequr nga Social Demokratët, si dhe as partia më e fortë opozitare e qendrës së djathtë, nuk arritën të sigurojnë shumicën në parlament me 349 vende. Të dy palët refuzuan të hyjnë në koalicion me partinë anti-imigrante të demokratëve suedezë.