Në shkollën “Meto Bajraktari”, të drejtë vote kanë 7 mijë e 993 votues, raporton Ekonomia Online. Kjo qendër është hapur me kohë dhe janë bërë të gjitha përgatitje për respektimin e masave anti-Covid.
Qytetarët që kanë votuar qysh në orët e herët të mëngjesit presin ndryshime nga këto zgjedhje. Çaush Bajrushi për EO, tha se gjithçka ka shkuar në rregull dhe presin ndryshime nga këto zgjedhje.
“Po kemi votuar, procesi ishte në rregull, presim ndryshime kanë premtuar shumë se di sa do t’i realizojnë”, tha Çaush Bajrushi.
Ndryshime pret edhe bashkëshortja e tij, Hava Bajrushi, raporton EO.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve: