Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar Projektligjin për Buxhetin për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Hekuran Murati, kryetar i këtij komisioni, tha se i rekomandojnë Kuvendit buxhetin për shqyrtim në lexim të parë.
“Me 6 vota pro komisioni i rekomandojmë Kuvendit të miratojë në parim projektligjet mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2020”, tha ai.