Votojnë 397 të burgosur

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

397 të burgosur e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në të gjitha institucionet korrektuese.

Sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtë vote kanë pasur 736 të burgosur.

Ndërkaq 339 të burgosur kanë refuzuar, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të gjitha Institucionet Korrektuese.Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”.

Të ngjashme