Në Drenas kanë arritur edhe votat e të burgosurve të Drenasit nga Burgu i Lipjanit.
Kutia me vota ka ardhur në masa të rrepta të sigurisë dhe nën përcjellje të policisë së Kosovës.
Pas gati më shumë se 40 minuta kutitë e ardhura nga Burgu i Lipjanit kanë qëndruar në qendrën e votimit “Rasim Kiçina”, raporton Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes.
Kutia me votat ka mbetur jashtë për rreth 15 minuta, nën përkujdesjen e policisë, derisa është mundësuar dërgimi i tyre në vendin e sigurt për të pritur që në fund të ditës, pas orës 19:00, të numërohen të gjitha.