Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka votuat sot në objektin e Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Në këtë qendër të votimit Kurti shoqërohet nga gruaja dhe vajza e tij.
Ai para mediave u shpreh se ëahtë një ditë e veçantë kur flet populli.
Sipas tij, sot nuk ka rëndësi çfarë kategorie je, por të gjithë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Dita sot është fort e veçantë, të gjitha përgjigjjeve të të gjitha prartive, të gjithë politikanëve në fushatë u përgjigjet populli si burim i sovranitetit, të Republikës sonë. Sot nuk ka rëndesi a je i pasur a i varfër a je grua a je burrë, a je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo nga qyteti, a ke mbaruar shkoll të lartë apo jo, te gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i hapur për të gjithë njësoj prandaj unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë shansin unik për nga karakteri e historik për nga pesha. Uroj votime të lira dhe ditë të këndëshme për të gjithë qytetarët e Republikës sonë, le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ai, raporton EO.
Kurti i pyetur për një koalicin të mundshëm me LDK-në, nuk ka dashur të komentoj por ka thënë që duhet të priten rezultatet në orët e mbrëmjes.
“Ne do duhet të presim rezultatet në orët e mbrëmjes dhe votimin masiv të ditës së sotëm ta shëndrrojmë në një festë masive”.