Voton Ardita Sinani, bën thirrje që të shfrytëzohet e drejta e votës

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se ka votuar, ku është shprehur se sot është dita kur të gjithë bashkë duhet angazhuar që të dilet masivisht e të shfrytëzohet e drejta e votës.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin.

“Bashkë me Kotin e Lisin. Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës”.

“Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni! Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme