Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka hedhur votën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cila edhe ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese.
Ajo ka theksuar se çdo votë ka rëndësi.
“Unë votova dhe përmbusha obligimin tim qytetar🗳️. Ju inkurajoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj, pasi çdo votë ka rëndësi”, shkroi ajo.