Në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve ka votuar kandidati i LVV-së për kryetar, Erden Atiq, raporton Ekonomia Online.
Atiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Sipas tij, për Mitrovicën veriore po vijnë ditë të mira.
“Unë sapo e kreva obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votuar në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri”, tha ai.
“Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”.