Ekonomia Online
FUNDIT

Voton Daut Haradinaj, i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Voton Daut Haradinaj, i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka votuar në Fakultetin Filologjik, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se është një ditë feste për Kosovën duke theksuar se edhe procesi i votimit po shkon në rregull. “Edhe njëherë Prishtinës urime. Sot është një ditë feste dhe siç po e shihni procesi po shkon […]

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka votuar në Fakultetin Filologjik, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se është një ditë feste për Kosovën duke theksuar se edhe procesi i votimit po shkon në rregull.

“Edhe njëherë Prishtinës urime. Sot është një ditë feste dhe siç po e shihni procesi po shkon shumë i qetë. Lus qytetarët e kryeqytetit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që të gjithë e dëshirojmë”.

No description available.

Të ngjashme