Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkëshortja Remzije Shahini-Hoxhaj dhe djalin i tyre, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj tha se qytetarët janë para dy opsioneve, duke shtuar se e diela është dita kur flasin vetëm qytetarët.
“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët”.
“Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit”.
“Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”.