Në Fakulteti Juridik tashmë ka votuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh18 komuna të shtetit tonë. Unë posa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e fakultetit Juridik. U bëjë thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin he të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katër vjeçarin në vijim për ata si banor të komunave të Republikës. Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë dhe Komisionin Qendror Zgjedhor ka bërë përgatitjet por edhe që të gjithë komisionerët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit”, tha Kurti.
