Ka votuar kandidati për kryetar të Graçanicës, Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare.
Ai e hedhi votën në shkollën “Ditët e Minatorit” në Kishnicë, e ku pasi hedhi votën tha se Graçanica po shkruan historinë me mjete demokratike.
“Është emocion bashkë me gëzim, sepse po e shkruajmë historinë përmes mjeteve demokratike.. Faleminderit që na keni përcjellë në këtë ditë historike”, tha Leutrim Ajeti.