Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kryer obligimin e saj qytetar, raporton Ekonomia Online.
Ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu e ka hedhur votën e saj në Qendrën e Votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.
Osmani pas votimit është deklaruar për media ku ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse vërtetë kjo është një ditë vendimtare dhe historike për të ardhmen e Kosovës, besoj shumë që ndërmjet një procesi fer Kosova prandaj edhe shpresoj që gjithçka të ecen mbarë dhe të përcaktojnë fatin e tyre, por edhe të ardhmën e fëmijëve të tyre dhe gjithçka të shkojë pa as një presion dhe qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”, tha ajo.
Osmani nuk deshi të komentoj nëse do të ketë koalicion paszgjedhor, port ha se duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve.
“Besoj shumë që Kosova do të ketë arsye për të festuar pastaj për koalicione flasim pas rezultatit të sotëm”, tha ajo, raporton EO.
Osmani tha se kanë informacione për parregullësi dhe Pas një ore do të kenë konferencë për media.
“Jemi informuar për disa parregullësi për të cilat do të mbajmë konferencë për shtyp pas një ore, prandaj bëj thirrje edhe një herë që qytetarët e Kosovë të lihen të votojnë të lirë dhe mos të ketë as jë presion që ka për qëllim deformim të vullnetit të tyre”.