Votuesit e Drenasit presin përmirësim të cilësisë së jetës, zbutja e papunësisë të jetë prioritet

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Drenasit shprehën pritshmëritë e tyre nga zgjedhjet e sotme lokale, duke shtruar nevojën për përmirësim të shërbimeve dhe zbutje të përmasave të problemit të punësimit.
Ata thanë për Ekonomia Online se kërkojnë më shumë mundësi për rininë dhe avancim të kushteve për të gjithë.

Qytetari Sadri Isufi tha se prioritet duhet të jetë punësimi.

“Presim diçka më mirë se deri tani. Në të mirën e qytetarëve është që të zgjidhet çështja e punësimit. Rinia të mos bredh nëpër Evropë. Deri këtu është zhvilluar Kosova në përgjithësi mirë. Veç ai që nuk sheh me sy thotë se nuk ka kurrfarë arritjeje, sepse ka arritje të konsiderueshme”, tha Isufi.

Ndërsa, qytetarja Mirvete Beqiri shpreson se do të ketë përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Na presim të mira. T’i kemi gjithçka mirë. Çdo kush e ka të drejtën e vet, çdo kush voton për veti”, tha Beqiri.

Të ngjashme