Vozitë autobusin i dehur, pëson aksident trafiku

Leposaviq | 31 Mar 2017 | 11:04 | Nga

Një person i komunitetit serb në fshatin Kratina të Leposaviqit nën ndikim të alkoolit prej 2.38 promilëve, ka drejtuar autobusin i cili nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku është ndaluar për shërim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme