Policia e Kosovës njofton se dje në orën 03:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” është goditur një ari.
Sipas raportit policor vozitësi i cili kishte goditur ariun është shtetas i Shqipërisë.
“Vozitësi mashkull shqiptar i Republikës së Shqipërisë me veturë ka goditur ariun i cili kishte dalë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.
Ndryshe sipas informatave nga Policia Rajonale të Prizrenit, ariu kishte ngordhur pas goditjes.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë