Në seancën e së premtes, kur u dha fjala përfundimtare e palëve, i akuzuari deklaroi se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe i kërkoi falje familjes së të ndjerit.
Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
I pakënaqur me vendimin e Gjykatës, Haxhi Millaku, avokati i të akuzuarit, paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan kallxo.com.
Për veprën penale për të cilën akuzohet, Gani Sahiti nga Gjykata Themelore e Prishtinës në qershorin e vitit 2013 qe dënuar me 35 vjet burg.
Mirëpo, rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në janar 2014 me arsyetimin se janë konstatuar shkelje thelbësore të dispozitave penale gjatë gjykimit të shkallës së parë.
Në rigjykim në seancën e 14 prillit 2015 pas leximit të aktakuzës Gani Sahiti kishte deklaruar se i pranon disa veprime lidhur me veprën për të cilën akuzohet, por jo edhe kualifikimin e aktakuzës.