Vrasësi i bosit të mafias është kapur përfundimisht falë orës së mençur. Të dhënat nga ora e Garmin (Forerunner) për fitness e paraqitën një nga dëshmitë e krimit.
Për tre vjet, policia britanike e kishte kërkuar pa sukses vrasësin e një bosi mafioz nga Liverpooli, Paul Massey. Ai u vra në vitin 2015, ndërsa deri tek përparimi në rastin në fjalë erdhi vetëm vitin e kaluar. Ky krim më në fund u zgjidh, ndër të tjera, falë të dhënave nga ora e mençur e dorasit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa ai është Mark Fellows. Një nga dëshmitë thelbësore për gjykimin vendimtar të Mark Fellows ishte informacioni rreth vendndodhjes së tij i ruajtur në orën e mençur që e kishte bartur. Ai e përdori orën e Garmin për fitness Forerunner me opsionin GPS. Kështu, u regjistrua vendndodhja dhe lëvizja e Fellows. Kur eksperti i shqyrtoi të dhënat nga ora e të pandehurit, rezultoi se ai para vrasjes e kishte hulumtuar terrenin dhe rrugët më të mira përmes të cilave mund të arrinte në shtëpinë e Massey.