Retorikën e Serbisë së Madhe duhet marrë gjithnjë ndryshe, duke interpretuar secilën fjali në kuptim të kundërt të manifestit; duhet të mësohemi me idenë se dhuna flet me gjuhën e paqes, dhe fanatizmi me zërin e arsyes; duhet të mësohemi se hedhja poshtë e gjenocidit po përdoret si motor i një krimi të ri kundër njerëzimit.
Kurrgjë nuk e përthekon më mirë sjelljen e Serbisë së Madhe sesa fjalia që George Steineri ia atribuon Hitlerit në njërin prej librave të tij: “Do t’i zbatoni metodat e mia derisa njëherësh do të më refuzoni”, shkruan sot Pascal Bruckner në Koha Ditore.
Kështu, nëpërmjet një mashtrimi të madh, ata që duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, janë ulur në bankat e prokurorëve; andaj, nacionalizmi serb, që shquhet për maskimin e tmerreve nën gunën fisnike të luftës kundër fashizmit, kulmon në revizionimin më të neveritshëm.