Apeli lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e moshatarit të tij pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Autori i dyshuar kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në Apel 14-vjeçari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.
14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës, aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin. Pak ditë më parë doli edhe aktekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.
Në thikë u gjetën gjurmë të ADN të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.