Vrasja e 18-vjeçares, nesër protestohet në Ferizaj

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Art Polis dhe Kuvendi i të rinjve të Ferizajt do të protestojnë nesër në ora 12 para stacionit të Policisë në Ferizaj.

Në njoftimin në Facebook, janë bërë të ditura edhe 4 kërkesat e kësaj proteste.

“Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 10:30, nga parkingut përballë RTV 21.

Transporti Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas do të sigurohet për të gjithë të interesuarat/it, të cilët duhet të shkruajnë në faqe të Facebook-ut të organizatave.

Ndryshe, të dielën në emergjencën e spitalit ishte dërguar pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.

Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje.

Të ngjashme