Dy autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë, nuk mund të dënohen më shumë se 10 vjet burgim. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, avokati Yll Zekaj.
Zekaj ka deklaruar se meqenëse dy të dyshuarit janë të mitur, ata do të gjykohen në bazë të Kodit Penal për të Mitur.
Ky kod, e përcakton maksimumin e dënimit për një të mitur. Neni 35 me titull “Kohëzgjatja e burgimit për të mitur”, shpjegon nivelin maksimal të dënimit për këtë grupmoshë.
“Te rastet kur kemi të bëjmë me kryerësit e veprave penale të cilët janë nën moshën 18 vjeçare, pra të mitur, dënimet janë shumë të lehta se sa për ata madhor. Me këtë rast dënimi parashihet me burg deri në 5 vjet dhe vetëm kur tek të rritur dënimi është me burgim të përjetshëm, tek të miturit është deri në 10 vjet. Që në raste me kryerjen e vrasjes kur kemi të bëjmë me mënyrat mizore të tjerat e që në rastin konkret në bazë të pamjeve ka karakteristikat që i përmbush këto kritere, dhe qëllimi i dënimit dallon. Te madhorët qëllimi është për të ndaluar hakmarrjen shoqërore, tek të miturit është qëllimi i risocializimit, edukimit dhe përgatitja për t’u kthyer në shoqëri”, deklaroi Zekaj.
Në anën tjetër, në raportin ditor të Policisë së Kovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë ndërsa për të riun policia ka thënë se ishte therur me thikë. Për këtë Zekaj ka apeluar më shumë kujdes nga Prokuroria.
“Kemi probleme tek fazat e hershme të hetimeve nuk është mirë pa u kryer rastet e hetimeve të raportohet për të sepse të dhënat mund të ndryshojnë, kështu që duhet të ketë kujdes Prokuroria të bej hetime efikase, dhe mos të ketë deklarata që shkaktojnë konfuzitet”, u shpreh Zekaj.
Zekaj ka bërë fajtor shtetin për dështim në rehabilitimin e të miturve, teksa konsideron se nuk mund të ketë hakmarrje ndaj një të mituri.
“Unë nuk mund ta konkludoj që dënimet janë të vogla sepse qëllimi i dënimit dallojnë. Nuk mund të hakmerret ndaj një 16, 17 vjeçari, se dhe konventat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur përcakton saktë se cili është dënimi për të mitur. Shteti është duke dështuar në këto raste të rehabilitimit, socializmit dhe duhet të merret me të mitur, jo vetëm në aspektin penal por edhe në shkolla të ketë më shumë përgjegjësi e familje ndaj të miturit”, deklaroi Zekaj.
Zekaj tha se ndaj dy të miturit duhet të shikohet e kaluara nëse kanë qenë recidivistë të veprave penale.
“Nuk kemi të bëjmë me dënime të ulta, por me një papërgjegjësi shtetërorr ndaj kujdesit për të mitur. Me këtë rast duhet të shikohet e kaluara e këtyre të miturve, nëse kanë pasur raste apo nëse shteti ka dështuar edhe më herët t’i risocializojë edhe më herët’ nëse ata kanë pasur vepra më herët se si ka qenë përgjigjja e shtetit. Nëse ka pasur masa të aplikuara edukuese me qëllim që të risocialzohen para se të ndodhte kjo ngjarje mizore ku një i ri humbi jetën, shteti po dështon për shkak se po kundërpërgjigjet vetëm kur kemi këso raste si ky që na u publikua në media”, tha Zekaj.