Policia e Vlorës e ka ende të paqartë motivin e atentatit të sotëm me dy të vrarë dhe një të plagosur tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë. është ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët këtë ditë pushimi. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.
Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Të tre viktima kanë qenë në një makinë, por nuk dihet se cili ka qenë shënjestra.
“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia./lapsi.al/