Vrasja e udhëheqësit të Nismës së Serbisë për Demokracisë dhe Drejtësi Oliver Ivanoviç, ka marrë epilog rrugëtimi gjyqësor në shkallë të parë, pas më shumë 6 vitesh nga kryerja e vrasjes, e gati 4 vite nga ngritja e aktakuzës. Për këtë rast, kanë folur avokatët në këtë proces, raporton Ekonomia Online.
E avokati i njërës prej të dyshuarve, Silvana Arsoviq, Musa Damati, e cila është e vetmja që u shpall e pafajshme, ka thënë se ky rast mund të krahasohet me vrasjen e presidentit amerikan, John Kennedy.
Ai ka thënë se në këtë proces janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar në mbi 50 seanca gjyqësore, ndërsa klientja e tij është shpallur e pafajshme.
“Rastin i njohur Ivanoviç për nga niveli i misterit dhe enigmës mund të krahasohet me rastin e vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy, dhe në katër vite e gjysmë të procesit maratonik i cili është zhvilluar pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë mbajtur mbi 50 seanca gjyqësore, po ashtu janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar prej tyre dëshmitar të mbrojtur të cilët kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre e po ashtu në këtë çështje ne mesin 12 mijë faqe material voluminoz sa ekzistojnë nuk ka ekzistuar asnjë provë i cili do ta inkriminonte klienten time, pafajësia e cila u vërtetua sot dhe e njëjta është e lirë pas 4 vite e gjysmë dhe ky është jashtëzakonisht një sukses i mbrojtjes”, ka thënë Damati.
E avokati tjetër Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin, ndërsa e konsideron absurde mbajtjen e armëve pa leje të zyrtarëve policor.
“Besoj që të gjithë e dini sa i përket klientit tim i cili ka qenë hetues në policinë e Kosovës prokuroria në mungesë të fakteve ka heq dorë qysh se në seancën e kaluar dhe unë besoj se një aktakuzë krejtësisht të pabazë të jashtëligjshme që kryeprokurori e ka ngritur ndaj klientit tim e ka përmirësuar prokurori i çështjes dhe kjo është krejtësisht normale ligjore. Sa i përket vendimeve për të tjerë unë me siguri që mund t’i komentoj vetëm sipërfaqësisht dhe vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin ajo që më duket paksa e çuditshme ajo kur ish-policët e Kosovës që kanë punuar në veri janë dënuar me vepra jashtëzakonisht të rëndë posaçërisht për mbajtjen e armëve pa leje kallashnikov, granata hedhës Gjykata i ka shpall fajtor dhe i ka dënuar me gjobë, besoj që policëve iu mjaftojnë gjithmonë armët zyrtare e jo që policët të mbajnë armë ilegale”, u shpreh Gashi.
LEXO edhe: