Oliver Ivanoviq, Lideri i SDP-së, ishte vrarë me katër plumba në Veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së tij. Hetimet, deri më tani nuk kanë nxjerrë diçka të re rreth zbardhjes së rastit.
Kryeprokurori Sylë Hoxha, në një prononcim për Gazetën Express thotë se ende janë duke mbledhur prova.
Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, ende s’ka asgjë të re rreth hetimeve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka thënë për Gazetën Express se nuk ka asgjë të re rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se ende po bëhet vetëm grumbullimi i provave.
“Nuk ka asgjë të re, deri tani jemi duke e bërë grumbullimin e provave”, tha Hoxha për Express.
Ai gjithashtu tha se për këtë vrasje nuk ka ende asnjë person të dyshuar.
Express ka kontaktuar edhe me familjarë të Ivanoviqit, por nuk pranuan të flasin për këtë çështje.
Oliver Ivanovic është vrarë në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij politike që gjendet në veri të MItrovicës.
Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar që ndjehet i rrezikuar nga serbët.
Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanovici i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vucic, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje. Spekulimet për vrasjen e tij, por motivet, kanë qenë të shumta.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vrasja-e-oliver-ivanoviq-prokuroria-ende-duke-mbledhur-prova-534751/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright