Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë në gjykimin ndaj të akuzuarit Fatlum Mehmeti, i cili po akuzohet për vrasjen e policit në Zllatar, u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit Rrahim Fazliu, i cili mban pozitën e Majorit në Policinë e Kosovës. Ai tregoi për trajnimet që mbajnë kadetët e Policisë për përdorimin e armëve.
Në këtë rast, Fatlum Mehmeti po akuzohet se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së Kosovës, L.H, në një ndenjë të organizuar nga pjesëtarët e PK-së, në Zllatar, në shkurt të vitit të 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari Fazliu tha se aktualisht është drejtor i Trajnimeve Themelore në Akademinë e Policisë së Kosovës në kuadër të divizionit të trajnimeve.
Dëshmitari, si instruktor i licensuar i armëve të zjarrit, deklaroi se në kuadër të Njësisë së trajnimeve, kadetët e policisë, varësisht nga programi sipas sistemit, përfshihen orët të cilat mbahen për përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërsa, saktësoi orët e gjeneratës së të akuzuarit Mehmeti.
“Në kohën e kolegëve që bëhet fjalë ka qenë 140 orë vetëm për armë, për armë të shkurtër dhe të gjatë në të njëjtën kohë”, tha Fazliu.
Ai deklaroi se në këtë periudhë përfshihet edhe gjuajtja në poligon, me municin të vërtetë, ku edhe mësohet manipulimi me armë, për të cilën dha sqarime shtesë.
“Me manipulim të armës nënkuptojmë prej momentit të nxjerrjes së armës, montimin, çmontimin, drejtimin, nivelizimin e shenjëstrave. Të gjitha këto janë manipulime, mirëpo theks të veçantë i kushtojmë sigurisë se si të manipulojmë në mënyrë të sigurtë me armë”, tha Fazliu.
Fazliu në dëshminë e tij po ashtu theksoi se armët, të cilat u jepen zyrtarëve policorë, kryesisht janë të reja, mirëpo atyre u bëhet verifikimi paraprak.
Ndërsa, i pyetur nga prokurori Arben Hoti, lidhur me atë se cila është forca vepruese e cila duhet të veprojë në mënyrë që të shkrepet arma e cila përdoret nga policia, dëshmitari tha se nuk janë fikse.
“Kryesisht janë një kilogram e gjysmë kilogram, por nuk janë fikse”, tha Fazliu.
Lidhur me kufizimet gjatë periudhës së pandemisë, dëshmitari Fazliu sqaroi mënyrën e funksionimit të trajnimit të kadetëve të policisë. Sipas tij, gjatë asaj kohe pjesa teorike ishte mbajtur online, ndërsa pjesa praktike e trajnimit mbahej në Akademinë e Policisë.
“Pjesa teorike ka qenë online, pjesa praktike ka qenë në Akademi. Qëllimi ka qenë për të përgjysmuar numrin e pjesëmrrësve në Akademi. Pjesa e trajnimit të armëve të zjarrit është mbajtë në Alademi në poligonet e gjuajtjes së armëve”,tha Fazliu.
Ndryshe, i akuzuari Mehmeti më 14 prill 2023 është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale” kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohet se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.
Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, ElitThaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimidhe Ali Ahmeti, i akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani indjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën ngabeli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohetqë ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkaktonnjë të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakto nplagë vdekjeprurëse.
Andaj, me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal.